Shkurt.ch
Rrëzohet kamioni, mbyten 140 viça
Sipas njohurive të para, shoferin 20 vjeçar e kishte zënë gjumi duke vozitur me ç`rast e kishte humbur kontrollin mbi makinën
Një kamion i madh me 310 viça është rrëzuar në një autostradë të Gjermanisë. 140 prej tyre kanë ngordhur me rastin e rrëzimit ose është dashur të thereshin për shkak të plagëve që kanë pësuar, njofton policia e autostradës në Weisenfels të landit Sachsen-Anhalt.
Sipas njohurive të para, shoferin 20 vjeçar e kishte zënë gjumi duke vozitur me ç`rast e kishte humbur kontrollin mbi kamionin. Ai ashtu si dhe shoqëruesi i ij në kabinë kanë pësuar lëndime të lehta, njoftojnë mediet gjermane.
Viçat ishin duke u transportuar nga Dresdeni i Gjermanisë drejt Belgjikës. Pjesa e autostradës A38 si pasojë e aksidentit është mbajtur e bllokuar për disa orë.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












