Shkurt.ch
Të huajt po largohen nga lagjet e shtrenjta të Cyrihut
Në Kantonin e Cyrihut, në vitin 2016 vetëm 27 përqind e popullsisë kanë qenë të huaj. Por, tani janë pësuar ndryshime në përqindjen e të huajve, veçanërisht në qytet.
Në vitin 2016 në Kantonin e Zyrihut kanë jetuar 395,000 persona të huaj. Kjo korrespondon me një përqindje të të huajve pothuajse prej 27 për qind, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Albinfo.ch. Një vështrim i veçantë vlen për lagjet në qytetin e Cyrihut, siç tregon deklarata e Entit të statistikave.
Në rrethet urbane 4 dhe 5 me shumë të huaj, përqindja e të huajve ka rënë. Sidomos persona nga Europa Jugore dhe Juglindore janë larguar për shkak të rritjes së qirasë në këto qarqe, duke u zhvendosur në veri të Cyrihut. Në të njëjtën kohë, numri i të huajve është rritur në qarqet 6, 7 dhe 8.
Për të arritur përqindje të barabartë të të huajve në kanton, në vitin 2016, një e gjashta e popullsisë së huaj do të duhej të ndryshonte vendbanimin e tyre, transmeton Albinfo.ch. Në kthesën e mijëvjeçarit, kjo e ashtuquajtura vlerë segregimi ishte pak më shumë se një e pesta. Popullsia e huaj është shpërndarë në mënyrë më të barabartë.
Por kjo nuk vlen për nacionalitete individuale. Emigrantët nga ish Jugosllavia kanë lidhje me një vlerë segregacioni prej 26.9 për qind, që është 1.5 për qind më shumë se në vitin 2000, transmeton Albinfo.ch. Arsyeja qëndron në përqendrimin e tyre të zonave të favorshme të banimit, në aglomeracionin verior të Cyrihut.
Nga ana tjetër, italianët jetojnë shumë më të shpërndarë në mënyrë të barabartë se në vitin 2000. Shpërndarja e tyre në kanton tani është e krahasueshme me atë të Zvicrës. Por gjermanët janë më të përzier, transmeton Albinfo.ch. Me një vlerë segregacioni prej 14.9 për qind, ata janë edhe më të mirë të shpërndara se popullsia vendase.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut Komuna e Gjilanit pajiset me automjet zjarrfikës falë donacionit nga Cyrihu... -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci
Jeta në Zvicër
-
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut Komuna e Gjilanit pajiset me automjet zjarrfikës falë donacionit nga Cyrihu... -
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme -
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë














