Maqedonia
Maqedoni: Ligji i gjuhëve, manipulim me ndjenjat
Partia më e madhe opozitare në Maqedoni, VMRO DPMNE, insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me ato presidencialet.
Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski, në një debat me redaktorët e pesë televizioneve kombëtare në Maqedoni, akuzoi pushtetin se përgatitet për të manipuluar zgjedhjet presidenciale. Për këtë arsye, Mickoski kërkoi formimin e Qeverisë teknike, me ministër të Brendshëm dhe disa zv.ministra, të cilët do t’i takonin VMRO DPMNE-së. përcjell albinfo.ch
Mickoski tha se miratimi i Ligjit për gjuhët është manipulim me ndjenjat e qytetarëve shqiptarë në prag të zgjedhjeve presidenciale. “Mbes në qëndrimin se nuk kam kundër që bashkësitë etnike në Maqedoni të shfrytëzojnë të drejtën të artikulojnë dhe të flasin në gjuhën amtare që është i ndryshëm nga maqedonishtja. Ajo duhet të bëhet në mënyrë ligjore dhe kushtetuese, jo sikur është bërë tash. Qëllimi nuk ishte i sinqertë, qëllimi ishte të manipulohet me votat e shqiptarëve para zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Të shtëna pas një grindjeje në tren, një i plagosur Mbrëmjen e djeshme pati një grindje në një tren midis Hasle-Rüegsau dhe Burgdorf. Po kërkohen dëshmitarë.... -
Zvicra u karakterizua nga këto lajme këtë javë -
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale












