Maqedonia
Qeveria e Maqedonisë nis përdorimin e gjuhës shqipe
Qeveria e Maqedonisë ka nisur procedurat për fillimin e zbatimit në praktikë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, përkatësisht të gjuhës shqipe.
Zëdhënësi i Qeverisë së këtij shteti, Muhamet Hoxha, ka thënë se në mbledhjen e së mërkurës të kabinetit qeveritar, ministrat shqiptarë për herë të parë i kanë mbajtur fjalimet e tyre në gjuhën shqipe.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka theksuar se me përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, mundësohet zgjidhja ligjore që në të njëjtën kohë paraqet shembull për përkushtimin e institucioneve që jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në praktikë t’u mundësohet bashkësive etnike e drejta e përdorimit të gjuhës së tyre, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për nisjen e procedurës për zbatimin në praktikë të emrit të ri të shtetit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”.
Në të gjitha institucionet e nivelit qendror, si në objektin e Qeverisë, të ministrive, Kuvendit, vendkalimet kufitare e organe të tjera, tabelat do të duhet të zëvendësohen me emrin e ri të shtetit, ndërsa një hap i tillë do t’iu rekomandohet edhe institucioneve të pushtetit lokal. Tabelat do të jenë edhe në gjuhën shqipe, ashtu siç është e rregulluar me ligj.
Vendimet e Qeverisë në Shkup janë marrë disa ditë pasi Kuvendi i Greqisë ka ratifikuar marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar të emrit.
Marrëveshja e arritur më 17 qershor të vitit të kaluar ka zhbllokuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO si dhe pritet të rezultojë me nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj














