Shkurt.ch
Së shpejti, internet gratis në stacionet hekurudhore
Ndërkohë që pajisja me internet pa pagesë në stacione hekurudhore është pjesë e strategjisë së SBB-së, qasja në internet në trena ende nuk duket në horizont
Nga mesi i vitit 2014, 31 stacionet më të mëdha hekurudhore të Zvicrës do të ofrojnë qasje në internet pa pagesë. Sipas strategjisë së SBB/CFF (Ndërmarrjes Hekurudhore Federale), lidhja gratis do të mund të shfrytëzohet vetëm 30 minuta ndërsa pas kalimit të këtij limiti, shfrytëzimi i internetit bëhet me pagesë.
Në muajin shkurt SBB kishte paralajmëruar se synon që deri në fund të vitit 2015 t`i pajisë me WLAN pa pagesë 100 stacionet kryesore të trenave në Zvicër. Kështu, lajmi i kumtuar sot është fillim i realizimit të këtij premtimi.
Ndërkohë që pajisja me internet pa pagesë në stacione hekurudhore është pjesë e strategjisë së SBB-së, qasja në internet në trena ende nuk duket në horizont. Kjo është e pamundur të ofrohet në një kohë ë afërme, për shkaqe teknike, thonë në SBB.
“Swisscom” aktualisht operon në 31 pikat më të mëdha stacionesh hekurudhore në Zvicër.
Qasja në internet do të jetë e thjeshtë, njëherë do të regjistroheni dhe do të keni vazhdimisht internet kur t’i afroheni stacionit të caktuar. Tashmë po implementohen projektet testuese në stacione të vogla. Nga shtatori, SBB do të bëjë të njohur në mënyrë specifike se ku mund t’i qaseni falas internetit me Wi-Fi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












