E-Diaspora

Të huajt nuk votojnë në Gjermani

Të huajt nuk shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhje. Sipas studimeve të huajt që kanë pasaporta gjermane votojnë më shpesh për SPD apo CDU.

Gati 16 milionë qytetarë janë me origjinë të huaj, thonë sondazhet e fundit të Zyrës Federale të Statistikave në Gjermani. Por, vetëm një e treta e tyre mund të votojnë. Një pjesë e madhe e tyre ose nuk e kanë mbushur moshën e votimit ose nuk kanë shtetësinë gjermane. Dhe vetëm ata që kanë pasaportë gjermane mund të votojnë. Përjashtim bëjnë qytetarët e BE-së.  Këta mund të votojnë në zgjedhjet lokale dhe evropiane edhe pa pasur shtetësinë gjermane, por jo në zgjedhjet për Bundestagun.

Nga një studim i Zyrës Federale për Emigracionin dhe Refugjatët e 2012-s tregon se njerëzit me origjinë të huaj nuk marrin pjesë në zgjedhje. Sipas studimit në vitin 2009 në zgjedhje morën pjesë vetëm 72,3% e të huajve që kanë pasaporta gjermane, transmeton DW.

Sipas anketimeve dhe studimeve të huajt që kanë pasaporta gjermane votojnë më shpesh për  SPD apo CDU.

Emigrantët, të paktën shumica e tyre, preferojnë një prej dy partive të mëdha, thotë Ingrid Tucci nga Instituti Gjerman për Kërkime Ekonomike.

Sipas studimeve, emigrantët që kanë ardhur në vitet 50-60 p.sh. nga Turqia, ish-Jugosllavia votojnë për socialdemokratët, sepse vijnë nga shtresa sociale e punëtorëve.

Kurse qytetarët me prejardhje gjermane që erdhën në Gjermani pas luftës së ftohtë nga Rusia preferojnë CDU/CSU-në.

Besnikëria ndaj njërës apo tjetrës parti lidhet me përvojën e secilit grup emigrantësh në Gjermani. Kështu është meqë CDU është angazhuar që qytetarët me prejardhje gjermane të vinin pas luftës së ftohtë nga Rusia në Gjermani ata i qëndrojnë besnik kësaj partie.

Ndërkohë që SPD-ja është angazhuar për emigrantët e tjerë. Gjithsesi kjo mund të thuhet për brezin e parë të emigrantëve, sepse brezi i dytë preferon edhe të Gjelbrit.