Shkurt.ch
I vetëvrari nuk mund të pranonte ndarjen e të shoqes
Dorasi, shqiptar nga Kosova për shkak të dhunës së ushtruar ndaj gruas së tij, po ashtu shqiptare, e kishte të ndaluar nga prokuroria qasjen në rrethinën ku jetonte ajo me vajzën e përbashkët
Nga të dhënat më të reja që albinfo.ch ka mësuar në lidhje me tragjedinë e djeshme në Dietlikon të Cyrihut, del se, sikur bashkëshorti ashtu dhe bashkëshortja janë shqiptarë të Kosovës. Ndërkohë që bashkëshorti, tashmë i vetëvrarë kishte pasaportë të Serbisë, gruaja e tij e plagosur, ka shtetësinë zvicerane.
Më tutje albinfo.ch mëson nga burimet që jetojnë në afërsi të vendbanimit të gruas së plagosur, se dorasi, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj gruas së tij e kishte të ndaluar nga prokuroria qasjen në rrethinën ku jetonte ajo me vajzën e përbashkët. Për shkak të sjelljeve të tij të dhunshme ai kishte qenë dy herë në burgun për hetime. Siç bëhet e ditur nga prokuroria e Cyrihut, së fundi ai kishte qëndruar për gjashtë javë në burg dhe ishte liruar më 4 korrik.
Familjarët e gruas së plagosur konfirmojnë se moti i vrasjes ka qenë kundërshtimi që dhëndrri i tyre tashmë i ndjerë i ka bërë kërkesës së gruas për të bërë shkurorëzimin.
Burimet nga policia dhe prokuroria thonë se gruaja e plagosur tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, siç kemi informuar edhe më parë, vajza e tyre e përbashkët trevjeçare, kishte qenë gjatë gjithë kohës në vendin e ngjarjes por nuk kishte pësuar lëndime. Ajo është marrë nën përkujdesjen e të afërmve.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13.00 të mesditës, në garazhin e shitores së madhe të lodrave “Toys`R`us” në Dietlikon të Cyrihut.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












