Shkurt.ch
Videoja me policin e dhunshëm shqetëson opinionin
Një sjellje e tillë nuk përbën standard në njësinë e tij, ka thënë për “Rundschau” komandanti i Policisë së Lucernit, Beat Hensler
Një xhirim i bërë nga një kamerë monitoruese në Lucern tregon pamjet kur një polic i një njësie elite godet disa herë me shqelma në kokë një vjedhës të shtrirë për tokë. Xhirimin e ka emetuar emisioni “Rundschau” i televizionit SRF dhe ka ngjallur pakënaqësi në opinion.
Bëhet fjalë për një rast vjedhje në një shitore orësh, të kryer nga disa vjedhës rumunë.
Një sjellje e tillë nuk përbën standard në njësinë e tij, ka thënë për “Rundschau” komandanti i Policisë së Lucernit, Beat Hensler, i përballur me akuzat lidhur me rastin. Sipas tij ky është një rast i izoluar që ka marrë dënimin meritor. Në fakt polici i përmendur është suspenduar nga puna dhe ndaj tij janë iniciuar hetime penale.
Mirëpo, ish gjyqtari nga Berna, Jürg Sollberger, i angazhuar si ekspert i jashtëm në këtë rast dhe është duke drejtuar hetimet administrative drejton kritika ndaj policisë së Lucernit. Ajo, sipas tij, ka suspenduar policin vetëm nga mesi i korrikut, ndërsa ngjarja është zhvilluar një muaj më parë.
Në policinë e Lucernit aktualisht janë 22 raste ku policët hetohen për ushtrim dhune të tepruar.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












