Autotech
Adrenalina në SHBA: Gara me vetura në akull
Me ngricat që kanë mbërthyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe atë që disa e cilësojnë si apokalipsin e akullt, në rajonet verilindore duket gati e pamundur që të mendohet një lojë me vetura në të ftohtë.
Por, pavarësisht kushteve ekstreme atmosferike, gara me vetura në akull mbetet një aktivitet tejet popullor, mjafton që i ftohti të mbërrijë deri aty, sa liqenet të ngrijnë mirë dhe trashësia e akullit atje të jetë aq sa duhet për të mbajtur një makinë në lëvizje.
Entuziastët e këtij sporti morën pjesë në Kupën e 35-të Latchkey, e cila u zhvillua në një liqen të ngrirë në Neë Hampshire në verilindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht kontrolleve, siguria mbetet një shqetësim për pjesëmarrësit, transmeton “TCH”.
“Nuk e di të them të drejtën, nuk kam shqetësim tjetër përveç thyerjes së akullit. Vetëm atë frikë kam”, tha një pjesëmarrës, përcjell albinfo.ch.
“Disa njerëz shkojnë në kishë të dielën, ndërsa ne shkojmë në gara”, thanë një grup vajzash.
Garimi në akull konsiderohet një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar e praktikuar kontrollin e automjetit.
Sado e çuditshme që të duket”, thonë organizatorët, “drejtuesit e veturave të përfshira në këto lloj garash konsiderohen si më të sigurtët, sepse në akull”, thotë ata, “reagimi kthehet në instikt, gjë që të bën më të kujdesshëm me shpejtësitë normale në rrugë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori











