Shkurt.ch
Zvicra dhe BE, kompromise në rrugën bilaterale
Yves Rossier: "Zvicra duhet të bëjë lëvizje në rast se ajo dëshiron të ndjekë edhe më tutje rrugën bilaterale. Edhe BE-ja ka lëvizur"
Qeveria e Zvicrës planifikon të vazhdojë rrugën bilaterale të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Mandati për negociim të çështjeve institucionale i prezantuar të mërkurën e javës që shkoi do të shtrojë rrugën në këtë drejtim. Sipas kësaj, në rast të ndonjë kontesti, Zvicra ose BE-ja do t`i drejtohen Gjykatës Evropiane.
Disa parti dhe ekspertë të drejtësisë para se të merrej ky vendim e kanë kritikuar atë, duke u shprehur se kështu u hapej rruga “gjyqtarëve të huaj”. Ndërsa shefi i ekipit negociator, Yves Rossier nga Ministria e jashtme në emisionin e radios SRF “Samstagrundschau” ka thënë: “Unë besoj se askush këtu nuk dëshiron gjytarë të huaj, ose thënë ndryshe: ne nuk duam që dikush të na thotë se çfarë duhet të bëjmë. Por, Zvicra duhet të bëjë lëvizje në rast se ajo dëshiron të ndjekë edhe më tutje rrugën bilaterale. Edhe BE-ja ka lëvizur.
Zvicra ka rëndësi për BE-në dhe për këtë arsye kushtet fillestare që ajo i kishte paraqitur për bashkëpunim kishin qenë aq të ashpra. Ndër to, për shembull, kërkohej që ne të obligohemi paraprakisht t`i pranojmë rregullat e reja, pa pasur mundësi shqyrtimi. Por, shumë nga këto rregulla ndërkohë janë relativizuar ose madje edhe janë hequr fare. Kjo nënkupton se ne tash jemi në një situatë më të mirë”, ka thënë Rossier.
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











