Integrimi
Gjermania sërish shtohet prej emigrantëve
Në Gjermani jetojnë më pak njerëz, se sa mendohej. Tani emigrantët kanë bërë që numri të rritet përsëri në 80.5 milionë banorë.
Popullsia e Gjermanisë është rritur dukshëm vitin e kaluar prej ardhjes së shumë migrantëve. Me gjithë deficitin e madh të lindjeve popullsia është shtuar me rreth 196 mijë njerëz në vitin 2012, më shumë njerëz se sa jetojnë në qytetin Kassel dhe pothuajse aq sa jetojnë në Mainz, transmeton DW
Ata kanë ardhur nga vendet e tjera, aq shumë sa nuk mbahen mend që nga viti 1995. Megjithatë përfitues janë vetëm rajonet me zhvillim ekonomik dhe metropolet. Një zhvillim i cili sipas ekspertëve nuk ka të ndalur.
“Ndryshimi demografik ndikon nga fluksi i hyrjeve”, thotë Herbert Brücker nga Instituti për Tregun e Punës (IAB) në Nuremberg.
Megjithatë, shifrat e kanë bërë po ashtu të qartë se: landet e forta ekonomikisht, të tilla si Bavaria dhe Baden-Vyrtembergu, bëjnë pjesë në mesin e përfituesve nga ky fluks, Lindja dhe landi i Zarës bëjnë pjesë te humbësit.
“Gjermania po përfiton nga emigrantët, por ata nuk kompensojnë diferencat rajonale”. Sepse: “Njerëzit shkojnë kryesisht atje, ku gjendja ekonomike është më e mirë dhe që janë më tërheqëse në aspektin kulturor, si për shembull në Baden-Vyrtemberg dhe Bavari, si dhe në zonat urbane, për shembull, Berlin, apo Hamburg”, tha sociologu, Steffen Kröhnert nga Instituti i Berlinit për Popullsinë dhe Zhvillimin.
“Emigrantët shkojnë gjithnjë e më shumë në rajonet urbane, atje ku ka punë”, thotë eksperti Brücker.
Për këtë dëshmon më së miri prania e tyre e madhe në Mynih, apo Shtutgart, në rajonin e Rinit dhe Majnit, si dhe në Hamburg.
Tendenca që gjithnjë e më shumë njerëz duan të jetojnë në qendra të mëdha urbane dhe në “landet” me rritje më të madhe ekonomike vërehet edhe brenda Gjermanisë.
“Migracioni vetëm përshpejton këtë proces”, sqaron Brücker.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih














