Integrimi
Në fushë, për të përqafuar Ronaldon: Dy ditë burg për shqiptarin
“Për diç të tillë ia ka vlejtur t`i kaloj dy ditë në burg”, ka thënë shqiptari Ronald Gjoka
Emrin e ka Ronald. Ronald Gjoka. Ndërsa idhulli i tij i madh është Ronaldo. Cristiano Ronaldo. Dhe Ronaldi ëndërron prej vitesh të takojë Ronaldon, të adhuruarin e tij, gjë që nuk është aspak e lehtë. Gjoka 19 vjeçar, i cili është nga Shqipëria, jeton në SHBA dhe nuk ka pothuaj kurrë shanse ta shohë Real Madridin, Live.
E megjithatë atij shansi i erdhi “te shtëpia”, kur, dy javë më parë, mbretërorët zhvilluan një ndeshje në qytetin ku jeton Ronald Gjoka, në Miami kundër FC Chelsea, në “Guiness International Champion Cup”. Ndeshjen, bashkë me kupën, e fitoi Reali me rezultatin 3:1 ndërsa dy gola i shënoi, kush tjetër pos idhulli i Ronaldit, Cristiano Ronaldo. Duke parë se sa afër e kishte heroin e tij, Gjoka nuk mundi ta përmbante më veten: ai vrapoi në fushë, edhepse kjo është e ndaluar, u gjunjëzua para Cristianos dhe pastaj e përqafoi atë.
Ronaldo fillimisht u duk i befasuar, por megjithatë ia bëri qejfin adhuruesit të tij, e përqafoi edhe ai.
Një skenë e këndshme kjo por e papranueshme për personat që bënin sigurimin e ndeshjes. Ata ia dorëzuan Gjokën menjëherë policisë, e cila pa një pa dy, e futi atë në burg ku u desh të qëndronte dy ditë.
Kjo e shndërroi në yll në SHBA Ronaldin 19 vjeç, shkruan bild.de.
Me të hyrë në burg, të burgosurit tjerë e dinin tashmë nga televizioni se çfarë kishte ndodhur, kështu që atij ia dhanë pseudonimin “Celebrity” (i famshmi).
Ndërsa Gjoka më vonë për mediet ka thënë: “Unë e përcjell Cristianon që nga koha kur ai ka luajtur për Mançesterin. Jam një fans i madh i tij, ai është idhulli im. Një shans i tillë për të qenë kaq afër tij, më jepet vetëm një herë në jetë”.
Në këto rrethana, nuk është aspak çudi që studenti shqiptar e ka marrë “me gajret” qëndrimin dyditësh në burg.
“Për diç të tillë ia ka vlejtur t`i kaloj dy ditë në burg”, ka thënë Ronald Gjoka.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










