Shkurt.ch
Propozohet shtimi i numrit të ministrave, nga 7 në 9
Kantoni i Tesinës e sheh veten të pa shanse që në konstelacionin e sotëm prej 7 ministrash të ketë vend për një përfaqësues të tij
Një propozim i bërë nga fundi i vitit të kaluar që të rritet numri i ministrave në Këshillin Federal, qe hedhur poshtë nga parlamenti. Por tash, Komisioni për Politika të shtetit, i Dhomës Nacionale të Parlamentit e ka vënë në pyetje këtë vendim nga viti i kaluar. Komisioni në fjalë ka iniciuar një iniciativë të re që qeveria të ketë 9 ministra në vend të 7 sa ka tash. Në arsyetimin e bërë, ky komision shkruan se me këtë numër ministrash ndjehet i anashkaluar sidomos klantoni i Tesinës.
Komuniteti italishtfolës i Zvicrës, i përqendruar në kantonin jugor të Tesinës e sheh veten të pa shanse që në konstelacionin e sotëm prej 7 ministrash të ketë një vend për një përfaqësues të tij. Nisur nga kjo, nga ky kanton prej kohësh kanë filluar të vijnë kërkesa për shtimin e numrit të ministrave në Qeverinë Federale.
Veçanërisht ishte aktualizuar kjo kërkesë vitin e kaluar, pas tërheqjes së Micheline Calmy Rey nga posti i saj i ministres, shkruan azonline.ch.
Atëbotë kandidatja nga Tesina, Marina Carobbio nuk pati mundur të depërtonte në shtatëshen e madhe të Bernës.
Nëse edhe komisioni i Dhomës së Kantoneve voton po ashtu për shtimin e numrit të ministrave, atëherë komisioni që ka lancuar iniciativën mund të bëjë draftin e projektit për ndryshimin e kushtetutës.
Debati për shtimin e numrit të ministrave në Qeverinë e Zvicrës po vazhdon prej rreth 10 vitesh.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit Vala e zgjatur e të nxehtit ka shkaktuar rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për kondicionerë në... -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe -
Fishekzjarrët mund të ndalohen për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Gjermania kundërshton zgjerimin e Aeroportit të Cyrihut -
Zvicër: SVP kërkon që komunat të kenë të drejtën e vetos për hapjen e qendrave të azilit













