Integrimi
Donjeta, kandidate serioze për Parlamentin e Austrisë
"Si e re dhe migrante kam përjetuar se sistemi shkollor ka provuar të më nxjerrë jashtë. Kam konstatuar se mund të ndryshoj diçka vetëm nëse luftoj vetë"
Donjeta Krasniqi është 24 vjeçe, studion në Universitetin e Linz-it. Shkencat juridike dhe atje është kryetare e shoqatës së studentëve socialistë (VSStÖ). Nga Kosova ka ardhur në Austri me prindërit 22 vjet më parë. Donjeta kandidon për SPÖ në Oberösterreich, e njëmbëdhjeta në listë. Ndërsa në listën e zgjedhjeve për Parlamentin Federal të Austrisë ajo ka numrin 29 dhe bën pjesë në mesin e kandidateve më të reja në moshë. Brenda vetë partisë së saj që është parti socialdemokrate, Donjeta bën pjesë në krahun e majtë. Për idhull në politikën austriake ajo ka ministren e parë femër të Austrisë, Johanna Dohnal.
Në një intervistë dhënë gazetës austriake “Der Standard”, Krasniqi ka shpalosur prioritetet e saj në garat për zgjedhjet që e presin. Si çështje të parë të cilën do ta ngrente në paralentin e vendit, në rast se do të zgjedhej, ajo thotë do ta kishte ndihmën familjeve që kanë studentë, deri në moshën e tyre 26 vjeçare. Kjo ndihmë ka qenë praktikuar më parë por ndërkohë është hequr. Siguria sociale është temë jetike për studentët, thotë ajo.
Më tutje Krasniqi flet rreth qëndrimit që ka shkolla në Austri ndaj të huajve. “Si e re dhe migrante kam përjetuar se si sistemi shkollor ka provuar të më nxjerrë jashtë binarëve të tij”. Sistemi ynë shkollor provon që t`i ndajë fëmijët si egjrën nga gruri dhe kjo është gabim. Për këtë arsye kam konstatuar se mund të ndryshoj diçka vetëm nëse luftoj vetë kundër saj.
Donjeta Krasniqi thotë se refugjatët duhet të marrin më shpejt lejen e punës. Ajo e kujton periudhënj trivjeçare të babait të saj si të papunë. “Dëshira më e madhe e babait ishte që të gjente punë. Ai, për tri vite me radhë së bashku me nënën ka qenë kreu i paaftësuar i një familjeje me pesë anëtarë. Është nën dinjitetin e njeriut që t`i pamundësohet të drejtojë vetë jetën dhe fatin e vet”.
Zgjedhjet për Parlamentin Nacional të Austrisë do të mabhen më 29 shtator 2013. Numrin 29 në këto zgjedhje e mban edhe Donjeta Krasniqi.
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












