Futboll
Ja futbollistët më të paguar në botë
Lionel Messi është në vendin e parë, duke fituar 8.3 milionë euro në muaj
E përditshmja francez ‘L’Equipe’ ka bërë publike renditjen e futbollistëve më të paguar në futboll.
Sipas kësaj renditje, Lionel Messi është në vendin e parë, duke fituar 8.3 milionë euro në muaj, përcjell albinfo.ch.
Lojtari i dytë më i paguar është Cristiano Ronaldo me 4,7 milionë euro në muaj, pak më shumë se gjysma e pagës së rivalit të tij argjentinas.
Futbollisti i Atletico Madrid, Antoine Griezmann është i treti, me 3,3 milionë euro në muaj.
Neymar, ndërkohë, është në vend të katërt, me 3,06 milionë euro në muaj, ndërsa shoku i skuadrës së Messi-t, Luiz Suarez, kompleton top 5, me 2,9 milionë euro.
Anësori uellsian, Gareth Bale, renditet i gjashti, me 2,5 milionë euro dhe është i vetmi lojtar i Real Madridit në top 10.
Në vend të shtatë renditet Philippe Coutinho, me 2,3 milionë euro.
Përfaqësuesi i parë i Premierligës është sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez, në vend të 8, i cili fiton 2,28 milionë euro në muaj në Old Trafford.
PSG përfaqësohet sërish në këtë klasifikim me Kylian Mbappe, në vend të 9, me 1,73 milionë euro në muaj.
Top 10 mbyllet me një tjetër futbollist që luan në kampionatin anglez, Mesut Ozil, paga e të cilit është 1.6 milionë euro në muaj me Gunners.
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar














