Maqedonia
Maqedoni: Shoferi humbi kontrollin e autobusit
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 13, shtatë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët në spital. Thuajse të gjithë të aksidentuarit janë të moshës madhore, jozyrtarisht raportohet se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë fëmijë. ndërkohë që në spitalin “8 shtatori” janë pranuar gjithsej 33 persona, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Para spitalit “8 shtatori” vërehet një numër i madh i familjarëve të të aksidentuarve.
Shoferi i automjetit i ka shpëtuar aksidentit. Ndërkaq, sipas të dhënave të para nga burime nga Ministria e Brendshme, pas marrjes në pyetje të shoferit të autobusit, mësohet se shkak për aksidentin nuk ka qenë plasja e gomës, por pikërisht humbja e kontrollit të automjetit nga ana e shoferit.
Në anën tjetër, zyrtarët kanë njoftuar se hetimet në lidhje me aksidentin do të vazhdojnë edhe nesër.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane Gazetaret e mediumit zviceran 20 Minuten, Lynn dhe Carolin, të cilat po realizojnë një reportazh disa... -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij
Jeta në Zvicër
-
Konfirmohet: Dy pilotët zviceranë ishin privuar nga fluturimi për shkak të alkoolit Majin e kaluar, dy pilotë zviceranë nën ndikimin e alkoolit nuk ishin në gjendje të merrnin... -
Rusia kritikon mungesën e neutralitetit të Zvicrës, dy muaj para votimit federal mbi këtë temë -
Nuk pritet asnjë lehtësim nga thatësira aktuale -
Temperaturat deri në 40 gradë Celsius kërcënojnë Zvicrën -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane















