Lajme
Kundërpërgjigjet Maqedonia; taksa për kosovarë
Sipas masës së vendosur, taksë prej 2 euro do të paguaj çdo shtetas i Kosovës që hyn në Maqedoni, 5 euro çdo makinë dhe 20 euro kamionët dhe autobusët me targa të Kosovës
Nga dita e sotme, Maqedonia ka aplikuar një lloj takse ekologjike për qytetarët e Kosovës, duke i detyruar të paguajnë nga 5 euro për vetura dhe nga dy euro për çdo kosovarë që hyn në Maqedoni. Kjo masë ndëshkimore vjen menjëherë pas embargos që Kosova i vendosi produkteve maqedonase.
Ky vendim i Qeverisë së Maqedonisë është marrë dy ditë më parë, ndërsa ka filluar të aplikohet nga dita e sotme.
Një zyrtar i pikës kufitare nga stacioni policor kufitar në Bllacë ka thënë se nga mesnata ka nisur aplikimi taksës hyrëse për të gjithë shtetasit e Kosovës, raporto INA.
“Po ka nisur pagesa që duhet kryer dhe se procesi po ecën me vështirësi, për shkak se bëhet fjalë për një masë emergjente dhe nuk dihet se si do të vijoj më tutje”, ka thënë një oficer policie nga pikëkalimi i Bllacës.
Sipas masës së vendosur, taksë prej 2 euro do të paguaj çdo shtetas i Kosovës që hyn në Maqedoni, 5 euro çdo makinë dhe 20 euro kamionët dhe autobusët me targa të Kosovës.
Shtetasit e Kosovës janë shprehur të irrituar për masën e vendosur kufitare, duke theksuar se me këto vendime bllokohet lëvizja e lirë dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.
“Kjo që po ndodhë nuk është mirë, sepse po pësojmë ne qytetarët e zakonshëm. Ne jemi nisur për kontroll në një spital privat të specializuar në Shkup dhe tash na bie si barrë edhe kjo taksë që nuk është e lehtë për t`u përballuar”, theksoi Bekim L, nga Prishtina.
Edhe nga kompania “Euorins” në Bllacë theksuan se ka nisur pagesa e taksës, mirëpo ajo paguhet jo përmes kompanive të sigurimeve, por drejtpërdrejt në pikat kufitare, në konton e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Ndryshe, ky vendim është marrë dy ditë më parë në Qeverinë e Maqedonisë, ndërsa vendimi pasoi vendosjen e embargos nga ana e Prishtinës për një pjesë të prodhimeve të ndryshme të Maqedonisë, si duhanit, alkoolit dhe pemëve e perimeve. Vendimi i Prishtinës erdhi pasi Shkupi bllokoi eksportin e miellit kosovarë.
Aplikimi i taksës do të jetë në fuqi nëse pala kosovare nuk tërheq embargon ndaj prodhimeve të Maqedonisë. Kjo masë e vendosur nga Shkupi u paralajmërua dy ditë më parë nga kryeministri Nikolla Gruevski dhe zëdhënësi i Qeverisë Aleksandar Gjorgjiev, të cilët kanë theksuar se do të shqyrtohen strategji dhe opsione në rast se pala kosovare nuk tërheq embargon.
“Ne kemi tentuar që përmes bisedimeve ti normalizojmë gjërat, dhe në rast se kjo nuk ka sukses, janë të mundshme të gjitha opsionet”, ka theksuar Gruevski. Masa e tillë e paralajmëruar nga Shkupi ka nxitur reagimet e para të medieve dhe qytetarëve të Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? Meteorologët presin një fenomen El Niño. Për Zvicrën, pasojat janë ende të paqarta - por një... -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran












