Lajme
Zero TVSH për produktet bujqësore
Ministri i Financave, Besim Beqaj tha se kjo heqje e TVSH-së do t’i kushtojë buxhetit të vendit, por Qeveria është e interesuar për politika afatgjate fiskale
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga norma e sheshtë për produktet primare që prodhojnë fermerët kosovarë të jetë zero për qind, krahasuar me vendet e rajonit. Me këtë vendim do të përfitojnë rreth 20 mijë fermerë të cilët për produktet bazike nuk do të paguajnë TVSH-së.
Përmes kësaj mase, siç u tha do të stimulohen marrëdhëniet kontraktuale mes fermerëve dhe zinxhirit të dytë të tregut, e po ashtu do të krijohen mundësitë për të pasur një kontroll më të mirë në kuadër të zinxhirit ushqimor.
Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, gjatë takimit të përbashkët me ministrin e Financave Besim Beqaj dhe përfaqësuesit e agrobizneseve, ku është prezantuar vendimi për aplikimin e TVSH-së së sheshtë për prodhuesit bujqësorë.
“…Vendimi për aplikimin e normës së sheshtë është njëra nga masat, i cili i kompleton në mënyrën e duhur politikat tona zhvillimore bujqësore dhe investive”, tha ministri Stavileci.
Ndërkaq ministri i Financave Besim Beqaj ka thënë se kjo masë është marrë me qëllim të motivimit të prodhuesve vendorë dhe krijimit të kushteve më të favorshme për prodhim.
“Me këtë vendim, te gjithë fermerët, që kanë qenë duke punuar në sektorin e bujqësisë si subjekte fizike do të formalizohen dhe nuk do të konsiderohen më të papunë. Po ashtu ne dëshirojmë që me këtë akt ta nxisim industrinë tonë përpunuese, sado e vogël të jetë ajo, që ta shfrytëzon lëndën e parë në Kosovë”, tha ministri Beqaj.
Ai tha se kjo heqje e TVSH-së do t’i kushtojë buxhetit të vendit, por Qeveria është e interesuar për politika afatgjate fiskale.
Ndërkohë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës e Safet Gërxhalitu, tha se vendimi i Qeverisë është ajo çka i duhet aktualitetit ekonomik në vend.
Ndryshe, që fermerët të përfitojnë nga taksa e sheshtë si subjekte fizike ata duhet të jenë të regjistruar në regjistrin e fermave dhe duhet të kenë numrin identifikues të fermerit, për të cilin mund të aplikojnë në të gjitha drejtoritë komunale për bujqësi.
Po ashtu, fermerët duhet të kenë kontratë valide me përpunuesin apo tregtuesin që është subjekt juridik. Ndërsa, nga kjo skemë nuk përfitojnë ata fermer, qarkullimi vjetor i të cilëve nuk tejkalon pragun e regjistrimit për TVSH-në, sipas Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.
Produktet për të cilat zbatohet skema e kompensimit janë produktet primare bujqësore, të përgjithshme, bimët zbukuruese, aromatike dhe mjekuese, prodhimi i kërpudhave dhe frutave të malit, prodhimi i fidanëve, si dhe qumështi dhe nënproduktet e tij
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran Hapja u karakterizua nga një interesim i lartë që tregon peshën që ky aktivitet ka fituar... -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico” -
Zvicër
Pas votave të diasporës, Kurti, Vjosa dhe Abdixhiku nisin turin e takimeve në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? Meteorologët presin një fenomen El Niño. Për Zvicrën, pasojat janë ende të paqarta - por një... -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën -
Kirurgu i akuzuar i zemrës: “Fajtor, rezistenca kundër meje si mjek italian” -
Këshilli Federal e konsideron ndalimin e telefonave inteligjentë për fëmijët nën 12 vjeç si shumë kufizues -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran













