Kosova
Urimi i Zvicrës për Pavarësi dhe i ambasadorëve të huaj
“Urime dita e Pavarësisë, Kosovë”, thuhet në urimin e ambasadës zvicerane në Prishtinë
Sot Kosova po feston 11-vjetorin e Pavarësisë së saj. Nuk kanë munguar urimet e shumta.
Për këtë ditë kanë ardhur shumë urime nga shtetet mike të Kosovës, siç ka uruar edhe Zvicra.
“Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë”, thuhet në urimin e Ambasadës zvicerane në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka uruar në shqip shqiptarët me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Sot, para 11 vjetësh, Kosova ka shpallur pavarësinë në bazë të planit të Ahtisaar-it. Kosova u lind si Republikë shumëkombëshe, demokratike, ku sundon ligji dhe të drejtat e njeriut”, ka thënë O’Connell.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka uruar 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Kam nderin dhe privilegjin që shërbej si ambasador i SHBA-së gjatë kësaj kohe emocionuese. Jam kthyer në Kosovë pas 15 vjetëve dhe e shoh që populli i Kosovës ka arritur përparim të jashtëzakonshëm në rindërtimin e vendit dhe është përgatitur për sukses në skenën botërore. Gjithmonë mahnitem nga të rinjtë e Kosovës: të rinj të zgjuar, energjikë, kreativë, që kërkojnë mundësi për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu në Kosovë”, ka thënë Kosnett.
Urimet nuk kanë munguar edhe nga vendet e tjera, derisa ndër të parët ishte kryeministri shqiptar, Edi Rama. “Mirëmëngjesi dhe me urimin për ditëlindjen e shtetit të Kosovës, ju uroj një të diele të bukur të gjithëve”, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor















