Lajme
Zbulohet kazan gjigant në mes të Prishtinës
Sipas zyrtarëve të komunës së Prishtinës, nuk dihet koha se kur është vendosë cisterna, por sipas parashikimeve ajo është “mbjell” para 50 vitesh, ndërsa mund të jetë shfrytëzuar për ngrohjen e banesave
Në qendër të Prishtinë, disa punëtor të komunës kishin zbuluar një cisternë gjigante të mazutit, e cila ishte vendosur në kohën e ish-Jugosllavisë. Cisterna ishte zbuluar rastësisht, derisa askush nuk e di se pse cisterna është “mbjellë” në zënën më të frekuentuar të kryeqytetit.
Kjo cisternë ishte zbuluar në rrugën “Rexhep Luci” përballë Kinemasë ABC, ndërsa ishte nën trotuarin ku kalojnë qytetarët. Për shumë vjet cisterna e mbushur plotë me mazut ka paraqitur rrezik për banorët, ndërsa tashmë është konstatuar se mazuti e ka humbur vetin djegëse.
Sipas zyrtarëve të komunës së Prishtinës, nuk dihet koha se kur është vendosë cisterna, por sipas parashikimeve ajo është “mbjell” para 50 vitesh, ndërsa mund të jetë shfrytëzuar për ngrohjen e banesave.
Zbulimi i këtij objekti ka ardhur pasi që Komuna ka nisë projektin për ndërtimin e kontejnerëve nëntokësorë.
“Ai është një rezervuar i naftës, qe është përdor për ngrohje te atyre banesave ne kohet e ish Jugosllavisë. Rezervuari është zbrazur nga personat kompetent dhe do te vendoset ne oborret e Ndërmarrjes Termokos”, deklaroi zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj.
I pyetur nga albinfo.ch, se a posedon Komuna e Prishtinës harta që tregojnë për “mbjelljen” e këtyre objekteve, ai tha se asnjë dokument nuk ekziston.
“Në vitin 1999, sistemi i dhunshëm i Serbisë i ka marrë nga komuna të gjitha dokumentet e nevojshme, prandaj ne nuk posedojmë informata për asnjë objekt të tillë”, deklaroi Osaj
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












