Shkurt.ch
Zvicra nuk ul çmimet e roamingut
Nëse në BE në vitin 2016 do të hiqen të gjitha këto taksa, Zvicra nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë hap në atë drejtim.
Përpjekjet që po bëhen në shtetet anëtare të BE-së për të hequr taksat e roamingut për telefonatat jashtë vendit, duket se nuk po i bëjnë përshtypje Zvicrës. Kështu, nëse në BE në vitin 2016 do të hiqen të gjitha këto taksa, Zvicra nuk e ka ndërmend të bëjë ndonjë hap në atë drejtim.
Ndonëse Swisscom ka premtuar përmes transmetuesit publik radio SRF zbritje të çmimeve, një heqje e taksave të roamingut nuk shihet njëherë në horizont.
Arsye për këtë është se operatorët e këtushëm: Swisscom, Sunrise dhe Orange do të duhej që në një rast të tillë të negocionin kontrata përkatëse me secilin vend evropian veç e veç. Pastaj këta operatorë nuk shohin ndonjë motiv për të ulur pjesën e tyre të taksave.
Çmimet më të ulëta për klientët zviceranë do të ishin të mundshme vetëm nëse të tre operatorët zviceranë do të ulnin pjesën e tyre të taksave, shkruan srf.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












