Maqedonia
Rrëfimi i Gruevskit për arratisjen nga Maqedonia
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka treguar për “TV Pink” se arriti në Budapest nga Tirana, përmes Malit të Zi dhe Serbisë dhe se Serbia nuk ka të bëjë fare me vendimet e tij për të kërkuar azil në Hungari.
“Siç dihet, transportet u varën nga diplomatët hungarezë. Kur mbërrita në ambasadën në Tiranë, kërkova azil politik për shkak të problemeve politike. Pas një periudhe të caktuar unë u pranova në ambasadë, ku më njoftuan se do të më siguronin një transport deri te kufiri hungarez, ku autoritetet hungareze të imigracionit do të vendosnin nëse do të më jepnin azil apo jo. Kam marrë azil politik për shkak të problemeve politike”, është shprehur Gruevski.
Ai specifikon se ka një letërnjoftim për të huajt dhe pasaportat që marrin azilkërkuesit, përcjell albinfo.ch.
“Jam njeri i lirë në këtë vend”, tha Gruevski. Ai është i bindur se Maqedonia Veriore do të përballet me një “problem serioz politik” në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh votimin për ndryshimin e Kushtetutës në Parlament.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













