Futboll
Seferi vazhdon shkëlqimin në Zvicër
Winterthur arriti të fitonte me rezultatin 3:0, duke marrë tre pikë të rëndësishme në kampionat
Futbollisti shqiptar, Taulant Seferi vazhdon të shkëlqejë në Zvicër me skuadrën e Winterthur.
Ai është duke bërë një sezon të mirë në Ligën e Dytë të futbollit në Zvicër, teksa këtë sezon ka shënuar shtatë gola në total, gjashtë në kampionat dhe një në kupë.
Por, Seferi, ka asistuar edhe në tre gola të tjerë për skuadrën e tij, të cilët kanë qenë shumë të rëndësishëm për ekipin.
Asistimi i fundit ishte në ndeshjen e tre ditëve më parë kundër Vaduz, ku Winterthur arriti të fitonte me rezultatin 3:0, duke marrë tre pikë të rëndësishme në kampionat, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se Seferi është futbollist i Young Boys, derisa është i huazuar në Winterthur.
Deri më tani, Seferi ka luajtur 21 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën e tij në këtë sezon, duke grumbulluar në total 1327 minuta.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?













