Maqedonia
Maqedoni: Intervistohet shoferi i autobusit të aksidentuar
Shoferi i “Durmo Turs”, i cili po ngiste autobusin që u aksidentua në fshatin Llaskarcë gjashtë ditë më parë, sot ka dëshmuar para Prokurorisë për ngjarjen tragjike, ku humbën jetën 15 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.
Prokuroria Publike Themelore vazhdon hetimin për gjetjen e shkakut të aksidentit tragjik. Nga organi ndjekës, për televizionin Alsat bëjnë me dije se ndërkohë po vazhdon edhe dëgjimi i dëshmitarëve okularë si dhe pasagjerëve të autobusit të aksidentuar.
Për të pasur një pasqyrë të qartë të ngjarjes, organi hetues do t’i kryqëzojë të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Mjekësisë Ligjore, raportet e obduksionit si dhe ekspertizën e automjetit nga Fakulteti i Makinerisë, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq gjendja e të lënduarve nga aksidenti tragjik i 13 shkurtit mbetet e njëjtë. Pesë persona vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, tre prej të cilëve në Klinikën për reanimacion dhe kujdes intensiv, ndërkaq dy të tjerë në Spitalin “8 Shtatori”.
Gjithsej mbeten të shtrirë 22 pacientë, 16 prej të cilëve në spitalin ushtarak. Gjatë ditës së sotme janë lëshuar për në shtëpi edhe dy pacientë të tjerë, ndërkaq më e rëndë paraqitet gjendja e një 19-vjeçareje, të cilës i është amputuar këmba ditë më parë.
Gjendja e pacientit më të ri të tragjedisë së ndodhur javën e kaluar, 15-vjeçarit nga Gostivari, është duke u përmirësuar, ndërkaq përmirësim të gjendjes shëndetësore shënojnë edhe disa nga të shtrirët e tjerë. Tre pacientët që janë nëpër repartet e tjera, ndër të cilët edhe shtatzëna janë në gjendje të mirë dhe stabile.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile














