Shkurt.ch
Kapet i dyshuari për vrasjen e terapeutes Adeline
I dënuari me 20 vjet burg për dy dhunime të kryera, Fabrice A., është kapur në kufirin në mes të Gjermanisë dhe Polonisë
Ndjekja e përmasave ndërkombëtare që i është bërë të dyshuarit për vrasjen e terapeutes sociale, të kryer të premten që shkoi ka sjellë rezultat. I dënuari me 20 vjet burg për dy dhunime të kryera, Fabrice A., është kapur në kufirin në mes të Gjermanisë dhe Polonisë. Prokuroria e përgjithshme e Gjenevës ka vërtetuar të dielën një raportim që ka publikuar gazeta “Tribuine de Geneve” lidhur me arrestimin e personit në fjalë.
Siç është raportuar gjerësisht në mediet e Zvicrës gjatë këtyre tri ditëve, i dënuari kishte dalë të enjten rreth orës 11 paradite nga qendra për terapi sociale “La Paquerette” e Gjenevës së bashku me terapeuten sociale, për kalërim, që ishte pjesë e terapisë.
Pasi që ata nuk ishin paraqitur në terminin e paraparë në orën 11 në sallën e kalërimit dhe terapeutja nuk u përgjigjej telefonatave, qe ngritur alarmi. Të nesërmen, e premte, ishte gjetur kufoma e terapeutes 34 vjeçare në një pyll afër Gjenevës.
I dyshuari për vrasje ishte në arrati. Gjurmët e fundit të tij çonin në stacionin e trenit në Weil am Rhein të Gjermanisë. Pastaj ai është kërkuar më kot nga policia gjermane me angazhimin e njësiteve speciale dhe me helikopterë.
Rrethanat e kapjes së tij, që ka ndodhur sot, ende nuk janë sqaruar plotësisht.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











