E-Diaspora
Interesim i madh për ekspozitën „Fëmijët në luftën e Kosovës”
Amabasadori Wolfgang Ischinger, atëbotë sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë në këtë ekspozitë sheh një simbol të aftësisë për tu pajtuar
Në hapjen e ekspozitës së fotografive “Fëmijët në luftën e Kosovës”, para rreth 80 mysafirëve foli patroni i kësaj ekspozite, ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu. Ai e vlerësoi këtë ekspozitë si një kontribut të rëndësishëm përkujtuese në drejtim të pajtimit dhe të një të ardhmeje të përbashkët evropiane të kosovarëve dhe serbëve.
Në veçanti ambasadori Xhakaliu në emrin e qeverisë kosovare ka falënderuar iniciatorin dhe autorin e ekspozitës, nxënësin 17 vjeçar Adrian Weickart për angazhimin e tij që të marrë në fokus viktimat më të rrezikuara dhe më të pafajshme të luftës, fëmijët.
Në qendër të ekspozitës është një fotografi në të cilën tre fëmijë mbajnë në duar një granatë të madhe të zbrazët me ngjyrë vezulluese ari, ashtu siç i mbajnë, ashtu siç mbajnë te ne fëmijët një qese me sheqerka. Adrian Weickart i ka gjetur ata tre fëmijë dhe ka folur me ata që sot janë bërë tashmë burra. Në solemnitetin e hapjes është dhënë edhe një pjesë nga biseda e tij me ta.
Ekspozita qe shfaqur edhe në qershor të këtij viti në Berlin. Amabasadori Wolfgang Ischinger, atëbotë sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë dhe kryesues i tashëm i konferencës së Munihut për sigurinë, në ekspozitën e fotografive të Weickartit sheh një simbol të aftësisë për tu pajtuar. Ministrja federale e Evropës Marion Walsmann u shpreh e impresionuar sidomos me faktin se ky projekt është realizuar nga një i ri.
Ndërsa në emër të ministres së shtetit në Ministrinë e Punëve të jashtme Cornelia Pieper ka përshëndetur Uwe Barth kryetar i Grupit parlamentar të FDP-së në Parlamentin Federal. Ai është shprehur i kënaqur që në kryeqytetin e landit Thüringen hapet një ekspozitë e tillë, e cila ngjall interesim sidomos te të rinjtë dhe nxënësit.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












