Jeta në Zvicër
Fituese, Merkel, paqartësi rreth koalicionit
Partitë që kanë siguruar hyrjen në Parlament: CDU/CSU ka fituar 41,7% të votave, SPD 25,6%, Të Gjelbrit 8.3% dhe E Majta 8.6%
Fitore triumfale e konservatorëve dhe e Angela Merkelit
Gjermanët kane votuar sot për përbërjen e re të parlamentit federal, Bundestagut. Numri i njerëzve me të drejtë vote ishte 61,8 milionë, ndër ta tre milionë votues, që votonin për herë të parë.
Rezultatet, sipas prognozave të institutit për demoskopi “Infratest dimap”, e nxjerrin CDU/CSU-në fituese 41,7% të votave, që është reth 8 % më tepër se në vitin 2009. SPD fitoi 25,6% të votave, ose 2-3% vota më tepër se në vitin 2009. Të Gjelbrit kanë humbur 2,7% të votave në krahasim me vitin 2009 dhe kanë fituar vetëm 8,3% të votave, shkruan dw.de
Liberalët, FDP, kanë humbur rreth 10% në krahasim me vitin 2009 dhe me 4,7% të votave duket nuk do të arrijnë të hyjnë në parlamentin e ri. Partia e Majtë ka humbur 3,4% në krahasim me vitin 2009 dhe ka marrë 8,6% të votave. Kurse partia më e re, e cila kandidoi për herë të parë në këto zgjedhje Alternativa për Gjermaninë (AfD)duket se ka fituar 4,9% të votave.
Sipas këtyre përllogaritjeve CDU dhe CSU pritet të kenë në parlament 298 deputetë, SPD 181, E Majta 60 dhe Të Gjelbrit 58. Kështu Bashkimi CDU/CSU duket se ka arritur shumicën absolute dhe mund të qeveriste i vetëm. Nëse kjo do të ndodhë, nuk dihet ende.
Në këtë mënyrë në Gjermani mund të ketë sërish një koalicion të madh mes CDU/CSU dhe SPD-së. Teorikisht është i mundur edhe një koalicion mes CDU/CSU dhe ekologjistëve. Nga ana tjetër në rast se SPD, bashkohet në koalicion me Të Majtën dhe ekologjistët, ajo ka gjithashtu një shumicë në parlament.
Pjesëmarrja në votime ishte me 73% rreth 3 % më të lartë se në vitin 2009.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit Rritja e çmimeve të pronave, shërbimeve luksoze dhe fuqia e frangës zvicerane e kanë renditur Cyrihun... -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër -
Kondicionerët shiten me ritëm rekord në Zvicër mes valës së të nxehtit -
Zvicër: Çmimet e banesave vazhdojnë të rriten, Cyrihu kryeson me rritjen më të madhe











