CH-Ballkani
Lejohet importimi i veturave mbi 10 vjet të vjetra
Aktualisht mosha mesatare e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë është ndër më të lartat në Evropë, rreth 20 vjet
Qeveria e Shqipërisë do të rihapë importin e automjeteve me moshë mbi dhjetë vjet.
Vetëm dy muaj pas hyrjes në fuqi, vendimi i cili ndalon importin e makinave të vjetra, pritet të anulohet.
Ministria e Energjisë dhe ajo e Turizmit e Shqipërisë, kanë nisur punën për përgatitjen e vendimit të ri, por mbetet ende e paqartë nëse do të lejohen të gjitha automjetet e përdorura, pavarësisht vitit të prodhimit, apo do të ketë një rritje të moshës së lejuar nga 10 vjet në një moshë më të madhe.
Vendimi për të ndaluar importin e makinave më të vjetra se dhjetë vjet u trumbetua nga qeveria si një masë, e cila do të ulte ndjeshëm ndotjen e ambientit, raporton “Top Channel”.
Vetë kryeministri shqiptar Edi Rama përmes një videopostimi në “Facebook”, pati informuar se 80 për qind e automjeteve në Shqipëri janë me certifikatë euro 3, me moshë të vjetër prodhimi dhe shkaktojnë 3 herë më shumë ndotje nga niveli normal, përcjell albinfo.ch.
Por pas kundërshtimeve nga tregtarët e automjeteve të përdorura, qeveria duket se është tërhequr dhe ka ndryshuar tërësisht qëndrim, duke rikthyer sërish importin e tyre, pavarësisht nivelit të ndotjes.
Aktualisht mosha mesatare e automjeteve që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë është ndër më të lartat në Evropë, rreth 20 vjet, ndërkohë që shumica e vendeve të BE-së kanë vendosur kritere të forta në këtë drejtim, duke lejuar vetëm automjetet me certifikatën euro 6, që janë të viteve më të fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















