Lajme
Turqia e futë Kosovën në projektin TAP
Ministri turk i Punëve të Jashtme Ahmet Davutoğlu e ka siguruar ministrin kosovar, Enver Hoxhaj se Turqia e ka përfshirë Republikën e Kosovës në projektin TAP
Ministri turk i Punëve të Jashtëm, Ahmet Davutoğlu e ka siguruar shefin e diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj se Turqia nuk do ta lë anash Republikën e Kosovës nga Projekti Trans Adriatik për transportimin e gazit të Azerbajxhanit në Evropë (TAP).
Ahmet Davutoğlu këtët mbështetje e ka konfirmuar gjatë një takimi që ka zhvilluar në Nju Jork me ministrin Enver Hoxhaj. Dy homologët kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, të cilat janë vlerësuar të shkëlqyera në rrafshin politik, diplomatik dhe në fushat e tjera.
Ministri Hoxhaj ka vlerësuar kontributin që ka dhënë Turqia për shtetin e Kosovës duke qenë një ndër vendet që vazhdojnë përkrahjen e fuqishme në lobimin për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
Në anën tjetër, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Turqisë, Ahmet Davutoğlu, ka vlerësuar lartë progresin që po arrihet në Republikën e Kosovës.
Ministri Davutoğlu ka shprehur përkrahjen e fuqishme të Turqisë për forcimin e gjithanshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, me theks të veçantë në përmbylljen e procesit të njohjeve.
“Republika e Kosovës mbetet prioritet i Turqisë në Evropën Juglindore”, ka thënë Davutoğlu, duke vlerësuar rolin e Kosovës në paqen dhe stabilitetin në rajon. Me këtë rast, ministri Davutoğlu ka siguruar ministrin Hoxhaj se Turqia ka përfshirë Republikën e Kosovës në TAP.
Ndërkaq, ministri Hoxhaj edhe njëherë ka theksuar rëndësinë ekonomike dhe gjeopolitike të përfshirjes së Kosovës në projektin TAP.
Sipas tij, me gazsjellësin TAP, Kosova bëhet një pjesë e rëndësishme në hartën energjetike të Ballkanit dhe Evropës, derisa në aspektin gjeopolitik i jep shtytje intensifikimit të marrëdhënieve të Kosovës me vendet e rajonit.
“Përfshirja e Kosovës në TAP do të krijonte të ardhura vjetore të qëndrueshme. Në rrafshin ekonomik do t’i sillte Kosovës diversitet në burimet energjetike dhe padyshim se qytetarët e Kosovës do të kishin çmime më të ulëta të furnizimit me energji nëpërmjet këtij gazi”, ka thënë Hoxhaj.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran











