Bota
VIDEO: Peshkaqeni ka dashur ta ndajë ushqimin me një zhytëse
Peshkaqeni shihet duke shkuar drejt kamerës nënujore. Deri sa e godet. Pastaj e hap gojën dhe pothuajse duket sikur buzëqesh
Gjallesa mbresëlënëse ka goditur kamerën nënujore të një studiuese nga Zelanda e Re, shkruajnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch. Para se ai t’i ofroje disa peshq.
Nëse një vrasës ju godit dhe ju ofron një foto të mirë në aparatin fotografik, do të vdisnit nga frika. Pikërisht kjo i ka ndodhur një shkencëtareje të Zelandës së Re. Por, ajo është e lumtur. Videoja që e ka realizuar është e frikshme, por edhe argëtuese.
Gjallesa shihet duke shkuar drejt kamerës nënujore. Deri sa e godet. Pastaj peshkaqeni hap gojën e tij dhe pothuajse duket sikur buzëqesh. Dhe lejon t`i shpëtojë ushqimi nga goja e tij, jo shumë i shijshëm.
Por Regina Eisert, studiuese, e sheh atë si një gjest të adhurueshëm. Sipas saj, peshkaqeni vrasës në të vërtetë ka dashur ta ndajë ushqimin e tij me te. “Peshkaqeni e hapi gojën dhe më tregoi një pjesë të peshkut brenda, sikur të përpiqej të më kapte”, tha ajo për “New Zealand Herald”, informon albinfo.ch.
Dhe shton: “Ishte vërtet e veçantë. E vetmja mënyrë për të përshkruar atë është, sikur një mace t`ju ofrojë një mi”.
Regina Eisert vëren më tej se gjitarët detarë janë “shumë të shoqërueshëm”. Dhe, për të cituar një rast të krahasueshëm. “Unë kurrë nuk kisha përjetuar ndonjë gjë të tillë, por në të kaluarën, një luan deti, një zhytësi i kishte ofruar një pinguin”. Ju bëftë mirë!
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












