Shkurt.ch
Marrëveshje për të drejtat e qytetarëve të Zvicrës dhe Britanisë
Zvicra dhe Britania kanë formalizuar një marrëveshje dypalëshe që mbron të drejtat ekzistuese të qytetarëve të tyre, pasi Britania të largohet nga Bashkimi Evropian.
Marrëveshja u nënshkrua të hënën në Bernë nga sekretari i shtetit në Ministrinë zvicerane të Drejtësisë, Mario Gattiker dhe sekretari parlamentar britanik në Departamentin për daljen nga Bashkimi Evropian, Christopher Heaton-Harris.
Ai garanton të drejtat e fituara nga lëvizja e lirë e njerëzve midis Zvicrës dhe BE-së, e cila hyri në fuqi më 2002. Marrëveshja gjithashtu rregullon kërkesat e sigurimeve shoqërore dhe njohjen e kualifikimeve profesionale, tha Sekretariati Shtetëror për Migracionin
Qeveria e Zvicrës miratoi marrëveshjen dhjetorin e kaluar. Pritet që të zbatohet nga fillimi i vitit 2021 pas një periudhe tranzicioni që fillon përkohësisht që nga 30 marsi.
Qeveria zvicerane thotë se dëshiron të “sigurojë që të drejtat dhe detyrimet ekzistuese reciproke në marrëdhëniet e saj me Mbretërinë e Bashkuar do të vazhdojnë të zbatohen sa më shumë që të jetë e mundur”. Si pjesë e politikës së saj ajo ka në plan të zgjerojë të drejtat në fusha të caktuara.
Si industria inxhinierike e Zvicrës edhe komuniteti hulumtues është i shqetësuar se mund të pësojnë pengesa të rëndësishme nëse nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje me Britaninë në epokën e pas Brexit, përcjell albinfo.ch
Zvicra dhe Britania tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për transportin rrugor, transportin ajror, si dhe tregtinë dhe sigurimin.
Më parë këtë muaj, qeveria zvicerane vendosi të caktojë një kuotë maksimale vjetore prej 3,500 për emigrantët britanikë që dëshirojnë të punojnë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Aeroporti i Cyrihut bie në renditjen globale, mbetet jashtë Top 10 më të mirëve në botë Aeroporti zviceran pëson rënie të ndjeshme në klasifikimin ndërkombëtar të kënaqësisë së udhëtarëve.... -
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm?












