Shkurt.ch
Të huajt, shqetësimi numër një
27% të të anketuarve problem kryesor e kanë atë të migracionit dhe azilit.. Te SVP/UDC janë 59 % ndërsa te SP/PS janë vetëm 8% të tillë.
Tema që preokupon më së shumti zviceranët me të drejtë vote është migracioni. Sipas një sondazhi të sponsorizuar nga SRG dhe të realizuar nga instituti gfs.bern, 27 për qind të të pyeturve janë shprehur për problemi me të huajt si brengën më të madhe të tyre. Sipas tyre tema e migracionit dhe e azilit janë shumë komplekse dhe përbëjnë problemin që kërkon zgjidhjen më urgjente.
Temat tjera si ambienti, politika e energjisë, papunësia siguria sociale etj janë shumë më pak preokupuese në krahasim me të parën. Kështu, vetëm 6 për qind të të anketuarve e konsiderojnë çështjen e ambientit dhe të politikës së energjisë si më të rëndësishmen. Po kështu 6% të zviceranëve janë të mendimit se papunësia dhe siguria sociale janë problemet emergjente për Zvucrën. 5% janë të brengosur me krizën e euros ndërsa nga 4% kanë problem me konfliktin e taksave me SHBA-në dhe çështjet shëndetësore.
Radhitja e problemeve sipas anëtarësisë partiake të të anketuarve është ajo e pritura, shkruan srf.ch. Sigurisht, anëtarët e Partisë së Gjelbër dhe GLP (Partia e Liberalëve të Gjelbër) janë më shumë të preokupuar me ambientin. Ndërsa 59% të zgjedhësve të SVP/UDC e vejnë në rend të parë problemin me migracionin dhe azilin, nga SP/PS janë vetëm 8% të tillë.
Por për 19% të personave të anketuar që janë paraqitur si të pa parti ose që u takojnë “partive tjera”, migracioni është preokupimi numër një, dhe kjo e ngre sigurisht atë në vendin e parë të temave brengosëse. Ndërsa zgjedhësit e partive tjera si FDP/PLR, CVP/PDC dhe BDP migracionin e konsiderojnë vetëm 6, respektivisht 2 dhe 3% si shqetësimin kryesor të tyre.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











