Shkurt.ch
Aeroplani i “Croatia Airlines” aterron pa rrota në Cyrih
"Ekuipazhi bëri një punë të madhe, duke respektuar të gjitha procedurat për situata të tilla emergjente”, thonë në “Croatia Airlines”
Aeroplani i “Croatia Airlines” mbrëmë rreth orës 20:20 ka bërë një ulje emergjente me “hundë “ në aeroportin më të madh të Cyrihut. Në aeroplan gjendeshin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, por askush nuk është lënduar, raportojnë mediat zvicerane.
Aksidenti ndodhi për shkak se aeroplani nuk arriti t’i lëshojë rrotat e përparme dhe ul vetëm me të fundit. Trafiku ajror është ndaluar për 15 minuta, duke shkaktuar vonesa të 20 fluturimeve në aeroportin e Cyrihut.
Ngjarja do të hetohet tërësisht, por deri tani nuk dihet pse ka ndodhur dështim i tillë.
Bëhet fjalë për avionin e tipit 8-Q400 me 76 ulëse, i cili është vënë në funksion të flotës së “Croatia Airlines” nga viti 2009.
Fatkeqësia ishte evituar falë pilotëve të përgatitur mirë.
“Ekuipazhi bëri një punë të madhe, duke respektuar të gjitha procedurat për situata të tilla emergjente”, tha Ksenija Žlof nga “Croatia Airlines” për mediet kroate, duke shtuar se ky incident është rasti i parë në historinë 24-vjeçare të kompanisë.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër











