Jeta në Zvicër
Protestë kundër separatizmit në Jura
Protesta është mbajtur në prag të referendumit që më 24 nëntor do të mbahet në këtë regjion, për bashkimin me kantonin Jura
Rreth 500 veta kanë protestuar të shtunën në Col de Piertus afër komunës Tavanes të kantonit të Bernës. Ata kanë kërkuar mbetjen e regjionit me shumicë frankofone Jura në kuadrin e Kantonit të Bernës, duke kundërshtuar kështu tendencat separatiste të një lëvizjeje tjetër që synon shkëputjen e këtij regjioni gjegjësisht shkrirjen e tij në kantonin Jura.
Në krye të protestës është vënë Marc Andrè Houmar, përfaqësues i njohur i lëvizjes besnike ndaj Bernës. Houmar me këtë rast ka thënë se Kantoni Jura duhet të pranojë se regjioni me të njëjtin emër i takon Kantonit të Bernës “pasi që popullata e atjeshme dëshiron kështu”.
Protesta është mbajtur në prag të referendumit që më 24 nëntor do të mbahet në këtë regjion, ku shtetasit me të drejtë vote do të vendosin nëse do të krijohet një kanton i ri nga bashkimi i regjionit Jura me kantonin Jura. Houmard duke pasur parasysh referendumin e pritshëm ka kërkuar mobilizim total për të votuar kundër.
Se sa e ngarkuar me emocione është situata tregon fjala e Houmard sipas të cilit “kundërshtari është tepër i rrezikshëm dhe nuk nguron nga përdorimi i të gjitha mjeteve për të realizuar qëllimin e tij, shkruan srf.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















