Shkurt.ch
Philip Morris shuan 170 vende pune në Zvicër
Nga kjo pritet që në Lozanë të shuhen 140 vende pune ndërsa në Neuchatel 30. Philip Morris punëson në Zvicër afër 3000 punëtorë
Koncerni i duhanit Philip Morris është duke planifikuar një ristrukturim të prodhimit të tij në Zvicër. Si pasojë e këtij ristrukturimi, mund të shuhen, ka bërë të ditur të hënën koncerni amerikan.
Nga kjo pritet që në Lozanë të shuhen 140 vende pune ndërsa në Neuchatel 30. Një pjesë e këtyre vendeve të punës do të barten në shtete të tjera, ku koncerni ka përfaqësitë e veta.
Philip Morris punëson në Zvicër afër 3000 punëtorë. Rreth 1950 prej tyre janë të punësuar në funksione globale dhe regjionale, të cilat janë të prekura nga ristrukturimi.
Të hënën është mbajtur një konsultim me të punësuarit në lidhje me ristrukturimin. Pas përmbylljes së konsultimeve, Philip Morris do të informojë punëtorët e tij dhe autoritetet kantonale lidhur me vendimet që do të marrë, njoftojnë mediet zvicerane
Si rezultat i ngritjes së taksave për prodhimet e duhanit, në Zvicër dhe në gjithë botën, koncerni Philip Morris ka pësuar zvogëlim të dukshëm të fitimeve në nivel global. Në tremujorin e dytë të këtij viti fitimi ka rënë për 8 për qind, duke u ndalur në 2.1 miliard dollarë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












