Lajme
Reagon KMDLNJ: mediet po ngufaten nga politika
Gjykata Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga portali “IO” që ta heqë nga faqja artikullin ku paraqiten të brendshmet e presidentes Jahjaga. Ky vendim ka nxitur reagimin e KMDLNJ-së
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) në Kosovë, reagoi kundër një vendimi që ka marrë Gjykata Themelore në Prishtinë, kundër portalit informativ “indeksonline”, që ta heq detyrimisht nga faqja artikullin “Ups Presidente…!”.
Në këtë artikull është publikuar gjithashtu një fotografi ku i shihen të brendshmet presidentes Atifete Jahjaga, gjatë një nënshkrimi memorial.
“Vendimi i Gjykatës së datës 27 shtator 2013 në Prishtinë që portali “Indeksonline.net” të largojë plotësisht artikullin “Ups Presidente” dhe njëkohësisht të ndalojë të njëjtin të shpërndahet në mediumet tjera, është sulmi i radhës ndaj medieve të lira”, konsideron KMDLNJ.
Po ashtu sipas këtij këshilli, ky vendim i gjykatës është ngufatje e lirisë së shprehjes si dhe përpjekje për t’i penguar gazetarët që të përmbushin misionit të tyre informativ, në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar.
Sipas KMDLNJ-së, vendimi i Gjykatës është bërë pasi Presidentja përmes përfaqësuesit ligjor ka kërkuar censurimin e artikullit në fjalë, e ndërkohë Gjykata me procedurë të përshpejtuar, ka vepruar kundër këtij mediumi.
“Ky vendim është krejtësisht i motivuar politikisht”, konsideron ky këshill, i cili mes tjerash e konsideron të papranueshëm presionin që po i bëhet medieve. MDLNJ kërkon që gazetarët të jenë të lirë të ushtrojnë punën e tyre në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe konventave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Ndryshe, Kosova gjatë viteve të fundit, ka marrë nota të dobëta nga organizatat ndërkombëtaret, për ndikimin e politikës mbi mediet. Madje disa herë është kërkuar që politika t’i mbajë duart larg nga mediet.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












