Lajme
Prishtinë, shembet rruga e re e Arbërisë
Ekspertët edhe më herët kishin paralajmëruar rrezikun për terrenin e rrëshqitshëm të kësaj pjese të Arbërisë, duke tërhequr vërejtjen të mos bëheshin ndërtime të ngutshme
Njëra nga rrugët më moderne të Prishtinës, e cila ende nuk është lëshuar për qarkullim, është shembur të hënën pas reshjeve të pandërprera të shiut. Kjo shembje nuk e ka vënë në “siklet” vetëm administratën komunale të Prishtinës, por edhe banorët që jetojnë në lagjen më të bukur të kryeqytetit.
Kjo rrugë e cila lidhë një pjesë të administratës komunale të Prishtinës dhe njërën nga lagjet e reja të Dragodanit, akoma nuk është inauguruar, ndërsa qytetarët tashmë po binden, se toka në këtë lagje është e rrëshqitshme.
Ekspertët edhe më herët kishin paralajmëruar rrezikun për terrenin e rrëshqitshëm të kësaj pjese të Arbërisë, duke tërhequr vërejtjen të mos bëheshin ndërtime të ngutshme, pa e studiuar më mirë fizibilitetin e saj, raportin Koha.
Fatbardhësisht është shembur vetëm rruga dhe nuk ka njoftime për ndonjë lëvizje muresh të shumëkatësheve, që tashmë e kanë mbuluar këtë shpat përballë stacionit hekurudhor. Pjesa ku është s’mburr rruga, është e stërmbushur me banesa disakatëshe, ndërsa në kohën e ish-Jugosllavisë, ishte pjesë e palejuar për ndërtim.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












