Shkurt.ch
Dogana e aeroportit konfiskon 5000 orë të falsifikuara
Malli vinte nga Greqia dhe ishte destinuar për në Spanjë dhe Portugali. Bëhet fjalë për prodhime të kualitetit të dobët
Në pikën doganore të Aeroportit të Cyrihut brenda pesë ditëve në fund të gushtit dhe në fillim të shtatorit janë kapur rreth 9000 prodhime të ndryshme të falsifikuara. Prej tyre vetëm orë dore kanë qenë rreth 5 mijë. Artikujt tjerë të falsifikuar që janë gjetur janë çanta, rripa, portofole dhe gjësende tjera.
Siç thotë një zëdhënës i doganës së aeroportit, zyrtarët doganorë gjatë një kontrollimi rutinor kanë gjetur këto orë falsifikat në një arkë e madhe. Kur kanë konstatuar se arka të tjera nga i njëjti dërgues ishin gjetur edhe në postë, zyrtarët kanë dyshuar dhe kanë gjetur edhe atje mallin e njëjtë.
Pesha e përgjithshme e mallit të sekuestruar me këtë rast nga dogana është rreth 1.3 tonë, shkruan 20minuten.ch. Ai vjen nga Greqia dhe ishte destinuar për në Spanjë dhe Portugali. Bëhet fjalë për prodhime të kualitetit të dobët, ka thënë zëdhënësi.
Është e mundur që ky mall duhej të shitej në plazhet e vendeve përkatëse, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














