Bota
Ideja e taksës europiane për transportin ajror
Belgjika synon t’u propozojë 27 partnerëve të saj të Bashkimit Europian vendosjen e një takse europiane mbi transportin ajror, njoftoi ministri belg i Mjedisit, Jean Luc Crucke, për televizionin RTBF.
Pas Holandës që kishte hedhur një ide të ngjashme gjatë një mbledhjeje të ministrave të Financave të BE-së më 12 shkurtin e kaluar, Belgjika synon ta vendosë këtë çështje në tavolinë gjatë mbledhjes në Bruksel të ministrave të Mjedisit më 5 mars, për të kontribuar në luftën kundër ngrohjes klimatike.
“Nuk ka një taksë mbi kerozenin dhe mbi biletat e avionëve”, konstaton Crucke, duke kritikuar një model transporti ndotës, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
“Për pasojë ai synon të ndihmojë ndërgjegjen (e përdoruesve) nëpërmjet sjelljes së xhepit. Mund të vazhdosh të përdorësh avionin, por jeni në dijeni që do të paguani më shumë”, tha ai.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











