Shkurt.ch
Rënie e pagave të menaxherëve
Në vitin 2007 shefat e 20 koncerneve të mëdha fitonin nga 2 milionë deri në 22 milionë franga në vit. Në vitin 2012, nga 2 milionë në 13 milionë
Në gjashtë vitet e kaluara në Zvicër është regjistruar një ulje e pagave për menaxherët dhe shefave të koncerneve, paga që vazhdimisht shkaktonin debate të ashpra në opinionin e këtushëm për lartësinë e tyre të paarsyeshme. Ndërkaq, po gjatë kësaj kohe është shënuar një ngritje e pagave të anëtarëve të bordeve të kompanive.
Në këtë përfundim ka ardhur një studim i realizuar nga ndërmarrja për kontrollimin e kontabilitetit PwC.
Në kuadër të këtij studimi janë vlerësur veç tjerash 20 ndërmarrje zvicerane të kuotuara në bursa. Pagat e shefave të bordeve të këtyre ndërmarrjeve kanë shënuar rënie prej 16 për qind. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me vetë shefat, menaxherët e këtyre koncerneve. Atyre u janë zbritur pagat gjatë kësaj periudhe për 17 për qind.
Shuma mesatare e pagave që kanë marrë shefat e 20 koncerneve gjatë pesë viteve të fundit ka rënë nga 8.1 milionë në 6.7 milionë franga, shkruan sfr.ch. Por, dallimi është edhe më i madh po u shikuan rastet e veçanta. Kështu, në vitin 2007 shefat e 20 koncerneve të përmendura të mëdha fitonin nga 2 milionë deri në 22 milionë franga në vit. Në vitin 2012 ndërkaq, nga 2 milionë deri në 13 milionë franga.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












