E-Diaspora
Një shqiptar humb jetën pas aksidentit në punë
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka humbur jetën në një aksident në punë.
Mediat vendase raportojnë se aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e së hënës, por pas disa ditësh i shtruar në spital, 40-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë, raportojnë mediat shqiptare.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur në një kompani ëmbëlsirash në Treviglio të Italisë.
Shtetasi shqiptar A. Çekani u plagos rëndë në krah teksa punonte tek makineria e brumatriçes.
Pas aksidentit 40-vjeçari shqiptar iu nënshtrua një operacioni delikat në krahun e djathtë. Situata u bë më dramatike, pasi burri kishte pasur edhe arrest kardiak gjatë fazës së shpëtimit, përcjell albinfo.ch.
Çekani jetonte dhe punonte në Itali prej 20 vjetësh, e ka lënë pas gruan me dy fëmijë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












