E-Diaspora
Promovohet antologjia “Illiricum” edhe në gjermanisht
Helmuth A.H.: "Illiricumi" në gjermanisht, guri themeltar në marrëdhëniet me krijuesit shqiptarë në Austri "P.E.N. –Club-i ndërkombëtar mbi krijimtarinë artistike me qendër në Vjenë organizon promovimin e antologjisë "Illiricum" në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë "Aleksandër Moisiu" në Austri
Lidhja e Krijuesve dhe Shkrimtarëve Shqiptarë në Austri “Aleksander Moisiu” (LKSHSHA) edhe pse me një jetë më pak se dy vjet, po arrin suksese të vazhdueshme në afirmimin e krijimtarisë artistike e letrare. Fryti kulmor ishte antologjia “Illiricum” e cila u promovua me sukses me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptarë, duke krijuar një interesim tek vendorët dhe shoqatat kulturore të kombeve tjera. Kjo solli aktivitet e shumta në kontaktet dhe leximet letrare në disa qytete në Austri dhe jashtë saj. Njëra nga sukseset e fundit ishte kontakti me Shoqatën e Shkrimtarëve P.E.N-Club me seli në Vjenë.
Në fakt, kjo shoqatë e mirënjohur në Austri dhe jashtë saj në ruajtjen, mbështetjen dhe afirmimin e krijuesve nga popujt e mundësoj promovimin e “Illiricum”-it i përkthyer në gjuhën gjermane. Ishte hera e parë që krijuesit shqiptarë po mbanin promovim dhe lexim në lokalet e P.E.N-Club-it. Kryetari i saj, shkrimtari i njohur në botë z. Helmuth A. Niederle e hapi mbrëmjen. “Është kënaqësi që po hapim sonte një mbrëmje promovimi të krijuesve shqiptar këtu në Austri. Ne do jemi të gatshëm në përkrahjen e aktiviteteve dhe pjesëmarrjen në shfaqjet në vazhdimësi”.
Kryetari i Lidhjes… “Aleksander Moisiu” në Austri z.Besim Xhelili falënderoj P.E.N-Clubin për pritjen dhe përkrahjen në aktivitetet e përbashkëta. Ai foli edhe mbi historikun e Lidhjes “Aleksandër Moisiu”. “Lidhja e jonë ka një histori të shkurtër, më pak se dy vjet, por kemi bërë hapa të mirë në bashkimin e krijuesve nga shumë lëmë krijimi dhe nga disa qytete të Austrisë. Para pak muajsh ishim 18 anëtarë të rregullt tani në “Illiricumi” në gjermanisht jemi 26 anëtarë. Shpresojmë se Lidhjes sonë do i bashkëngjitën edhe krijuesit tjerë nga gjithë Austria.
Ne jemi të hapur edhe për krijuesit shqiptarë, e të tjerë, nga shtetet tjera.” Rreth botimit në gjermanisht foli z.Anton Marku, duke i falënderuar të gjithë krijuesit dhe donatoret, në veçanti përkthyesin. Z. Kurt Gostenschnigg, përkthyes, në fjalën e tij shprehu kënaqësinë që ndihmon në ofrimin e lexuesve austriak një antologjie të krijuesve shqiptarë në Austri. Kishte ardhur edhe përfaqësuesi i shtëpisë botuese z. Johannes Martinek.
Në antologji prezantohen shkrimtarë, poetë, piktorë, skulptorë, publicistë nga e gjithë Austria dhe nga Hungaria. Pjesën hyrjes të “Illiricum”-it e shkroi shkrimtari i mirënjohur austriak Helmuth Anton Niederle, kryetar i P.E.N- Club-it. Mes tjerash ai shkruan: “Lidhja e Krijuesve “Aleksandër Moisiu” dhe PEN-Clubi kemi gjetur gjuhën e kontakteve me njëra tjetrën. Si gur i parë i themeleve të marrëdhënieve tona është antologjia “Illiricum” e cila ka mbledhur krijime nga autoret e autorët të cilët gjetën Austrinë atdheun e tyre. Ata që nuk e kuptojnë gjuhën e krijuesve, me të cilët ndajmë përditshmërinë, dhe ëndërrojnë në një gjuhë tjetër, tani i kemi të përkthyera edhe në gjermanisht”.
Poetja e re, Edona Ramadani me shije e udhëhoqi mbrëmjen duke qenë edhe vet lexuese e tri poezive të saj tani edhe në gjermanisht. Nga krijimtaria e tyre lexuan krijuesit: Kurt Gostenschnigg, Besim Xhelili, Anton Marku, Ragip Dragusha, Hazir Mehmeti. Piktori nga Linzi, Gazmend Freitag, ekspozoj eksponate të bukura nga pikturat e tij në grafikë. Ato ia shtuan vlerat mbrëmjes ku morën pjesë miq austriak, intelektual, studentë dhe veprimtarë nga radhët e mërgimtarëve tanë.
Botimin në gjermanisht e mundësuan donatorët: Dhoma Tregtare e Austrisë me Presidenten Frau.Brigitte Jank, Mag. Arbër Marku; Mair e Nderim Istrefi, Argtim Hani, Samed Vinca; Restorant “Sole” me pronar Aki Nuredini; “Fenster-Türen”,”Megi-Bau”; “Kafe Safari”, agjencia “Luli” etj. Për të pranishmit u dha një koktej rasti. Illiricumi në gjermanisht mund të porositet tek botuesi dhe në faqen e internetit të Lidhjes,
Hazir Mehmeti, Vjenë
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













