Jeta në Zvicër
Zgjedhjet po e fuqizojnë të djathtën
Të Gjelbrit kanë pasur rregullisht 2 përfaqësues në qeverinë nga 7 anëtarë. Sot, rezultati më i mirë i një të gjelbri në zgjedhje është vendi i dhjetë
Trendi në zgjedhjet qeveritare që po mbahen sot në Gjenevë tregon një rezultat të dobët të Partisë së Gjelbër. Pas numërimit të bërë në 17 pika të zgjedhjeve, anëtarja e deritashme e ekzekutivit të Gjenevës nga të Gjelbrit, Michèle Künzler ka mundur të sigurojë vetëm vendin e 18, me 3183 vota.
Deri më tash të Gjelbrit kanë pasur rregullisht 2 përfaqësues në qeverinë e përbërë bërë nga 7 anëtarë. Ndërsa sot, rezultati më i mirë i një të gjelbri në zgjedhje është vendi i dhjetë, të cilin, në bazë të votave të numëruara deri më tash e ka zënë deputeti nacional Antonio Hodgers me 5720 vota.
Të Gjelbrit janë duke shënuar humbje edhe në zgjedhjet që po bëhen paralelisht për përbërjen e re të parlamentit.
Rezultatet më të mira në zgjedhjet për qeverinë e Gjenevës i kanë arritur anëtarët e deritashëm të ekzekutivit, si: Pierre Maudet (13898 vota) dhe François Longchamp (12327), që të dytë nga FDP/PLR. Pas tyre vijnë kandidatët nga CVP/PDC-së Serge Dal Busco (10230) dhe Luc Barthassatt (9780).
Në vendin e pestë, me 8195 vota është anëtarja e deritashme e qeverisë nga FDP/PLR Isabel Rochat. I gjashti është kandidati nga lëvizja MCG Mauro Poggia, njëherësh deputet nacional, me 7556 vota. Kandidatja që është plasuar më së miri nga SP/PS, Anne Emery-Torracinta ka zënë vendin e shtatë.
Meqë asnjëri nga kandidatët nuk e ka arritur shumicën absolute (50 përqindëshin), sipas ligjit, për ta duhet të votohet në balotazh që mbahet më 10 nëntor.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj Në listë përfshihen nëntë komuna zvicerane që ofrojnë kombinim mes natyrës dhe infrastrukturës së përshtatshme për... -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë










