Shkurt.ch
Shteti pranon dështimin në rastin e vrasjes së Adelinës
Kreu i qeverisë së Gjenevës, Charles Beer ka thënë: “Kantoni i Gjenevës ka dështuar t`u ofrojë mbrojtje punëtoreve dhe punëtorëve të tij"
Personi i dyshuar për vrasjen e terapeutes sociale Adeline që ka ndodhur në Gjenevë para pak javësh nuk ka pasur të drejtë që të lirohej nga burgu për të bërë terapinë sociale. Por atij i është lejuar pa pasur të drejtë ta bënte këtë, ditën kur Fabrice A., i dënuar dy herë për dhunim dhe vrasje, dyshohet ta ketë vrarë Adelinën. Ky zbulim ka krijuar shqetësim shtesë në lidhje me rastin që pati tronditur Zvicrën si autoritetet e Gjenevës ashtu dhe ato të burgut kanë shkelur procedurat kur e kanë lejuar një gjë të tillë.
Fajësinë për dhënien e lejes që vrasësi të dalë i lirë nga burgu e ka pranuar kreu i qeverisë së Gjenevës, Charles Beer të mërkurën. “Kantoni i Gjenevës ka dështuar t`u ofrojë mbrojtje punëtoreve dhe punëtorëve të tij”, ka thënë Beer në një konferencë shtypi të mbajtur të mërkurën, me ç`rast i ka kërkuar falje publike familjes së gruas së vrarë.
Një hetim administrativ i drejtuar nga ish ministri në qeverinë e Gjenevës, Bernard Ziegler ka treguar se para se t`i jepej leja eventuale për dalje të lirë nga burgu për të bërë terapinë, duhej t`i ishte bërë atij një ekspertizë e veçantë, nga jashtë. Dhe, këtë nuk e ka bërë drejtoresha e burgut “La Pâquerette”.
Një ekspertizë psikiatrike e bërë në vitin 2011 kishte ardhur në përfundimin se i burgosuri, tashmë vrasësi i Adelinës, nuk duhet të lejohet të dalë nga burgu. Ekspertiza, e cila është në dosjen e Fabrice E., tërhiqte vërejtjen për rrezikun që ai të kryente sërish një vepër të tillë kriminale.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














