E-Diaspora
Opera “Don Zhuani” në kaosin shqiptar
Gazetari Gundi Lamprecht ka ndjekur ansamblin nga provat deri në premierë. Mungojnë perdet, skena është e tejdukshme. Balerinët ngrohen në mes të rekuizitave të shkatërruara në prapaskenë
Në operën shtetërore të Tiranës do të shfaqet “Opera e të gjitha operave”, “Don Zhuani”. Për herë të parë në historinë e shtëpisë operistike, ajo realizohet nga trupa komplete shqiptare. Dokumentari tregon se në çfarë kushtesh inskenon këtë shfaqje regjisori gjermano-austriak Christian Papke në Shqipëri.
Një këngëtare ngjitet në skenën e pluhurosur. Nëpër dyshemenë skenës vazhdojnë të zënë rrugën pjesë nga pajisjet e shfaqjeve të mëparshme. Dhe, në këtë kaos duhet të këndojnë artistët? Në një shtëpi opere e cila për këtë produksion është evidente se nuk ndërton skenë të re, nuk vë në dispozicion as kostume të reja dhe asgjë tjetër. Edhe drita pothuajse nuk ka.
Janë kushtet konkrete të punës apo bëhet fjalë për konceptin artistik?
Gazetari televiziv Gundi Lamprecht ka ndjekur ansamblin nga provat deri në premierën e dhënë më 18 maj 2013. Është menduar edhe për befasitë. Ato fillojnë që nga uvertura: Mungojnë perdet. E gjithë skena është e tejdukshme, shkruan musik.heute.de. Balerinët ngrohen në mes të rekuizitave të shkatërruara në prapaskenë.
Ngadalë bëhen bashkë të gjithë këngëtarët. Ata do të jenë të pranishëm gjatë gjithë shfaqjes së operës, do të ndihmojnë njëri tjetrin, do të sjellin rekuizitat e nevojshme.
Paratë për këtë shfaqje praktikisht mungojnë, shumica e artistëve këndojnë vetëm për pagën e rregullt mujore. Por për të gjithë pjesëmarrësit është një sfidë e madhe dhe para së gjithash është me rëndësi për karrierën e tyre personale që të jenë pjesë e këtij produksioni.
Emisioni jepet të dielën, më 20 tetor nga ora 18:30 – 19:00 në 3sat
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












