Integrimi
Qeveria kundër SVP-së: Nuk dëshiron kontrata me migrantët
Marrëveshje të tilla ka edhe sot,në raste të veçanta. Brenda vitit në Bazel bëhen rreth 40 marrëveshje, por vetëm me të huajt veçanërisht problematikë
Në Bazel për çdo vit regjistrohen si banorë të rinj rreth 10 mijë të huaj dhe integrimi i tyre përbën prej kohësh një preokupim të shtetit. Një model për integrimin e të huajve që parashihte edhe sanksionimin e të huajve që nuk tregonin vullnet për integrim, kantoni i Bazelit e kishte zhvilluar qysh në vitet 1990. Ndërkohë sistemi i tillë i bazuar në “stimulim dhe kërkim” është zgjeruar në gjithë Zvicrën, sa i përket integrimit të të huajve.
Por SVP e Bazelit dëshiron të shkojë një hap më larg. Ajo kërkon që me të gjithë të huajt e porsaardhur në Bazel të lidhet një marrëveshje për integrim. Dhe në atë rast dhënia e lejes së qëndrimit për ta do të varej nga suksesi me të cilin të huajt do të mbaronin kurset e gjuhës dhe të integrimit, të siguruara nga shteti.
Marrëveshje të tilla ka edhe sot, shkruan nzz.ch, por vetëm në raste të veçanta. Brenda vitit në Bazel bëhen rreth 40 marrëveshje të tilla por vetëm me të huajt veçanërisht problematikë. Një tip të tillë të marrëveshjes SVP-ja synon ta shndërrojë në standard. Mirëpo qeveria e kantonit e ka kundërshtuar këtë. Kjo gjë sidomos për shkak të lëvizjes së lirë me BE-në do të kërkonte angazhim tepër të madh burokratik. Ajo ka propozuar diçka tjetër: pritjen dhe përshëndetjen personale me të ardgrit, përmes organizimit të takimeve informative etj. Ndërsa numri aktual i marrëveshjeve pe¨r integrim do të shtohej vetëm në mënyrë të kufizuar.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












