Shkurt.ch
Hajnat e biçikletave në aksion
Biçikletat e shtrenjta janë vënë në shënjestër nga hajnat. Bandat profesionale vjedhin qindra biçikleta në Zvicër dhe i shesin jashtë vendit.
Dyqanet e biçikletave gjithnjë e më shumë janë në shënjestër të hajnave profesionistë. Një prodhuesi në Grenchen “BMC” i janë vjedhur këtë vit biçikleta me vlerë mbi 100 mijë franga zvicerane. Një tregtarit në Muttenz të Baselit i ishte zbrazur dyqani në fillim të tetorit. Hajnat i plaçkitën 21 biçikleta malore dhe biçikleta për gara në vlerë 70 mijë frangash.
Në të njëjtin fshat hajnat vitin e kaluar kanë vjedhur nga një sallë ekspozite të biçikletave të prodhimit të teknologjisë së lartë mbi 100.000 franga zvicerane.
“Plaçkitjet në dyqanet e biçikletave të shtrenjta janë shtuar viteve të fundit”, tha Daniel Schärer nga Asociacioni “2rad” në Zvicër. Vetëm këtë vit janë prekur në Zvicrën gjermane 15 dyqane.
Shkalla e zbulimit të vjedhjeve të biçikletave është mesatarisht 1.7 për qind, autorët mbeten kryesisht të panjohur. Hetimet tregojnë se ato bëhen nga kriminelë të organizuar që i transportojnë produktet e vjedhura jashtë vendit.
“Supozohet se autorët e krimit janë të organizuar në mënyrë profesionale dhe veprojë në banda”, thotë Andreas Hofmann, zëdhënës i policisë së Bernës.
Biçikletat e vjedhura dërgohen me siguri përtej kufirit.
Në një rast është konfirmuar se hajni kishte sjellë biçikletën e vjedhur me autobus nga Evropa Lindore.
Gjithashtu edhe prokurori Komunal i Baselit flet për kontrabandë. Nga kontrollet në dogana tashmë biçikletat e vjedhura ishin zbuluar në automjetet që i dërgojnë përtej kufirit në Francë apo Gjermani, deklarohet komisari René Gsell. “Zakonisht bandat e organizuara vijnë në Bazel me automjetet e transportit, pastaj zhduken përtej kufirit”, thotë Gsell.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











