Bota
Pa të huaj, Evropa rrezikon të plaket dhe të “vdesë”
Gjermanisë, që ka një indeks të fertilitetit pranë mesatares evropiane, i duhen të paktën 260 mijë emigrantë në vit, deri në 2060-ën për të plotësuar hendekun në tregun e punës
Nuk ekziston asnjë vend në Bashkimin Evropian ku norma e lindjeve është e mjaftueshme për të parandaluar tkurrjen e popullsisë, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia evropiane e statistikave.
Eurostat konfirmoi në një publikim këtë javë se rënia e pakthyeshme demokrafike po përkeqësohet, gjë që po kufizon sistemet e mirëqenies së kontinentit dhe po pengon perspektivën e rritjes ekonomike.
Në vitin 2017, janë regjistruar 5.07 milionë lindje në Bashkimin Evropian, krahasuar me 5.148 milionë në vitin 2016.
Indeksi i fertilitetit në kontinent rezultoi në 1.59 lindje për grua në 2017-ën, nga 1.6 që ishte një vit më parë. Pavarësisht se në Francë ka 1.9 lindje për grua, që është ende poshtë të ashtuquajturit nivel të zëvendësimit ku ruhen nivelet e popullsisë, kjo normë arrin në 1.31 në Spanjë, 1.32 në Itali dhe 1.35 në Greqi. Pa pasur zëvendësim nëpërmjet emigrantëve, që të paguajnë taksat dhe punojnë, Evropa rrezikon të plaket dhe të “vdesë”, transmeton ‘Scan’.
Sipas një hulumtimi të “Bertelsmann Foundation”, Gjermanisë, që ka një indeks të fertilitetit pranë mesatares evropiane, i duhen të paktën 260 mijë emigrantë në vit, deri në 2060-ën për të plotësuar hendekun në tregun e punës, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, disa vende të tjera argumentojnë se zgjidhja është shtimi i pjellorisë dhe “prodhimi” i fëmijëve. Ndër këto është Hungaria, ku Viktor Orban premtoi një serë masash të jashtëzakonshme që mbështesin lindjet, përfshirë faljen e kredive dhe përjashtime tatimore.
E-Diaspora
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës -
Policia kërkon shqiptarin për plagosje të rëndë të ish partnerit të gruas -
Veprat e kompozitores Anda Kryeziu prezantohen në një koncert në Cyrih -
Jehona Kicaj shpërblehet me çmimin “Hanna”
Jeta në Zvicër
-
“Parandalo” dhe Konsullata e Kosovës shënojnë 10 Dhjetorin – Ditën e të Drejtave të Njeriut Shoqata Parandalo, në bashkëpunim me Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, me rastin e 10... -
Vetëm 10% e ofertave në supermarketet zvicerane u përkasin frutave dhe perimeve -
Cyrihu bëhet qendër evropiane e inteligjencës artificiale -
Vaud: Sherbyesit civilë rikthehen në rrugë, një makinë ndërpret marshimin -
Gratë, aftësia e kufizuar dhe migracioni në kontekstin e dhunës












