Integrimi
Kapet kosovari i dyshuar për plaçkitje
Policia ka nisur një aksion të gjerë të ndjekjes, duke angazhuar një numër të madh patrullash të Policisë së kantonit Aargau, policitë regjionale dhe rojat kufitare
Policia dhe rojat kufitare në mbrëmjen e të martës qenë vënë në ndjekje të dy personave të zënë në hajni. Njëri prej tyre, një kosovar 36 vjeç tashmë ndodhet në burg ndërsa personi tjetër që ishte me të vazhdon të jetë në arrati.
Deri sa po hynin në shtëpi në Magden për të vjedhur duke përfituar nga errësira, një grua i ka parë ata dhe e ka lajmëruar policinë kantonale. Pak minuta më vonë në vendin e ngjarjes vjen patrulla policore e cila konstaton se aty ishte bërë një përpjekje për të plaçkitur. Por ndërkohë testuesit për plaçkitje kishin ikur.
Policia me këtë rast ka nisur një aksion të gjerë të ndjekjes, duke angazhuar një numër të madh patrullash të Policisë së kantonit Aargau, policitë regjionale dhe rojat kufitare, shkruan baz.ch. Po ashtu në aksion kanë marrë pjesë edhe pesë qenë policorë.
Dy orë më vonë policia ka parë një person të dyshuar me automobil me regjistrim francez, i cili ka ikur menjëherë nga vendi ku ishte parë. Pas një ore ndërkaq policia ka kapur në kufirin me Gjermaninë njërin nga të ikurit. I kapuri ishte kosovari 36 vjeçar pa leje qëndrimi në Zvicër i cili i është dorëzuar policisë pa rezistencë. Pasi kishte bërë ndeshje me një pemë aty afër ai kishte gërvishtje të lehta në trup.
Ky person kishte tashmë një ndalesë për hyrje në Zvicër. Policia kantonale e Aargaut ka nisur hetimet ndaj kosovarit në kërkim të veprave tjera eventuale penale që mund të ketë kryer.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











