Maqedonia
Shkup: 211 vjet burgim të akuzuarve për dhunën në Kuvend
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me gjithsej 211 vjet burgim 16 të akuzuarit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, të kryer më 27 prill të vitit 2018. Ata gjykata i ka shpallur fajtor për veprën penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. Në mesin të dënuarve është edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov.
“Në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykata ka sjellë vendimin e mëposhtëm, duke i shpallur fajtorë të akuzuarit për ngjarjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Mitko Çavkov dënohet me 18 vjet, me nga 15 vjet burgim dënohen Mitko Peshov, Dushko Llazarov, Goran Gjoshevski, Jane Çento, Mumin Pepiq, Nikolla Mitrevski dhe Vllatko Trajkovski. Viljan Mihajllovski është dënuar me 14 vjet burgim, Oliver Popovski me 13 vjet, ndërsa me 12 vjet Mlladen Dodevski”, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
“Gorançe Angellovski dhe Igor Jug. Oliver Radullov me 10 vjet, Aleksandar Vasilevski-Ninxha me 8 vjet dhe Abdylfeta Alimi me 7 vjet burgim”, ka deklaruar kryetarja e gjykatës, Dobrilla Kacarska. Nga gjithë të akuzurit, vetëm Igor Durllovski, ish-drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit, është shpallur i pafajshëm.
“Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka qenë e orkestruar, e përgatitur nga grupe të caktuara dhe e ndihmuar nga strukturat të sigurisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme. Mitko Cavkov i cili ishte në detyrën e drejtorit të sigurisë publike nuk ka kryer detyrën e tij si koordinator i aksioneve policore i cili ka injoruar edhe shumë kërkesa dhe paralajmërime të zyrtarëve më të lartë se po përgatiteshin skenare dhune në Kuvend”, ka deklaruar gjykatësja Kacarska.
“Prokuroria ka dëshmuar se më 27 prill është organizuar pushtimi me dhunë ndaj një nga institucionet më të rëndësishme në vend. Dëshmuam se nuk bëhej fjalë për sulm spontan apo emocional. Sulmi ishte kryer me paramendim me qëllim rrezikimin e rendit kushtetues dhe sigurisë”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.
Për aktet e dhunshme në Kuvend janë amnistuar paraprakisht disa persona, përfshirë edhe disa deputetë të VMRO DPMNE-së që është kritikuar nga opinioni i gjerë për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për pazar mes pushtetit aktual dhe këtyre deputetëve për të siguruar votën e tyre për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë.
Trazirat në Kuvend kishin nisur rreth orës 18.00 të datës 27 prill në momentin kur opozita e cila kishte siguruar shumicën kishte nisur procedurën për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih













